• |
ide | kryesore

Fitorja e dytë/ Shqipëria në krye të grupit

Arkiva, Sport
shqiperia_1475785850-8724694.jpg



Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë në dy ndeshje, duke mposhtur Lihtenshtajnin ( 2:0)me gola për të Jahmir Hykës në pjesën e parë dhe Bekim Balajt në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e parë me 6 pikë, pasi në ndeshjen tjetër barazuan 1:1 Italia dhe Spanja.

Golin për Spanjën e realizoi Vitolo, ndërsa për Italinë rezultatin e barazoi De Rossi.

Kështu në ndeshjen e të dielës në Shkodër (ora 2045) të kuqtë e presin Spanjën si kryesues të grupit me 6 pikë të plota. Ndërkohë që Spanja ka 4 pikë një barazim do të qe i mjaftueshëm për skuadrën e De Biasit për të qëndruar në krye të grupit. Ashtu sikurse u pa gjatë gjithë ndeshjes së sotme Shqipëria i ruajti të gjitha energjitë për ndeshjen e së dielës dhe u mundua të shpenzojë minimumin e energjive në fushë.  Megjitheatë në stilin e tij te zakonshem Giani De Biasi eshte munduar ta ulë euforine duke mos e vleresuar pozicionin aktual ne klasifikim. "Nuk ka vlerë vendi i parë, kemi bërë vetem dy ndeshje. Kemi pasur edhe një kalendar të përshtatshëm. Italia dhe Spanja u përballën sot me njëri-tjetrin por ata janë favoritet për vendet e para. Pas dy ditësh do të shohim më mirë situatën" ka deklaraura ai.(Lapsi.al)