• |
ide | kryesore

Ç’thonë mediat europiane për fitoren e Shqipërisë

Arkiva, Sport
AS2.jpg



Fitorja e Kombëtares 2-0 në Lihtenshtejn është pasqyruar edhe në mediat e huaja, veçanërisht në ato italiane dhe spanjolle si kundërshtare të kuqezinjve në Grupin G për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.
“Shqipëria nuk gabon”, shkruan “Sportmediaset”, ndërsa “Gazzetta dello Sport” del me titullin “De Biazi i vetëm në krye”.
E përditshmja italiane në versionin e vet online i kushton hapësirë edhe humbjes së Kosovës 6-0 ndaj Kroacisë.

Po në Itali, “Corriere dello Sport” shkruan: “Fiton Shqipëria; Manxukiç show, 3 gola Kosovës”, duke i bërë vend edhe suksesit 6-0 të Kroacisë në “Loro Boriçi”.

Në Spanjë, e përditshmja “AS” ka si titull: “Shqipëria vazhdon me fitore duke dominuar grupin e Spanjës”.

Kurse zvicerania “Blick” nxjerr që në titull përfshirjen e Jahmir Hykës në golin e parë të kuqezinjve: “Shqipëria fiton me ndihmën e Hykës së Luzernës”.