• |
ide | kryesore

Sapo ishte kthyer nga Siria, arrestohet në Pogradec ushtari i ISIS. Policia sekuestron municione

I pakategorizuar
11296521-4D98-4B1B-9B70-AE06A964E939_cx0_cy6_cw97_mw1024_mh1024_s.jpg


Policia e Pogradecit arrestoi sot një të ri, të cilit iu gjetën në banesë lëndë plasëse dhe municione.

29-vjeçari Ervin Duka nga fshati Guras kishte pak ditë që ishte kthyer nga Siria. Në vitin 2014 ai u deklarua si një person i plagosur në Siri nga radhët e shqiptarëve që kishin shkuar aty.

“Gjatë kontrollit të sotëm të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol, si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet nga ngarkim të tij për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale :“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ervin Duka konsiderohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë.