• |
ide | kryesore

Shfaqen pamjet e arrestimeve të 19 shqiptarëve të ISIS, që do sulmonin në ndeshjen Shqipëri- Izrael (video)

I pakategorizuar
arrestime isis.png


Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë nëse nuk do ishte për zbardhjen e një komploti terrorist ku janë përfshirë 19 shqiptarë të lidhur me ISIS.

Ndërkaq ditën e sotme janë zbuluar edhe pamjet e arrestimeve të 19 shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të cilët ishin të lidhur me Lavdrim Muhaxherin.

Në Shqipëri u arrestuan 4 prej tyre, të cilët së bashku me të arrestuarit në Kosovë mësohet se do të kryenin një sulm terrorist në stadiumin “Loro Boriçi”, ku pasoja do të ishin të rënda.

Në Shqipëri u arrestuan Xhezair Fishti, Ergys Faslija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani të cilët rezultojnë të kenë bashkëpunuar me qytetarë shqiptarë nga Kosova, që mbanin lidhje direkte me Lavdërim Muhaxherin.

Dyshohet se Fishti ishte personi që mbante kontakte me shtetasit nga Kosova, 9 prej të cilëve tashmë janë arrestuar. Burimet thonë se dy prej të arrestuarve në Kosovë, kanë pranuar të bashkëpunojnë duke treguar edhe veprimet konkrete që janë ndërmarrë për një organizim të mundshëm gjatë ndeshjes në Shkodër.

Këto të dhëna, bënë që autoritet e shqiptare, në bashkëpunim me shërbimet izraelite, të kërkojnë nga FIFA lejimin e zhvendosjes së ndeshjes nga Shkodra në Elbasan.