• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është hamalli i varfër nga Gjilani që komandon shqiptarët e ISIS

I pakategorizuar
ridvan-haqifi-800x450-650x358_1480017239-9082752.jpg


Ishte shumë i varfër dhe hamall në Gjilan. Tashmë është komandant i shqiptarëve në ISIS. Terroristi me gisht lart duke kërcënuar në foton e njohur tashmë ndërkombëtarisht është Ridvan Haqifi.

Ai është lindur në fshatin Bukovik më 4 korrik të vitit 1990. Vjen prej një familje shumë të varfër. Rrëfimet e njerëzve që e njihnin atë flasin se përveç punës si imam ka kryer edhe punën e hamallit në tregun e Gjilanit, për të plotësuar nevojat financiare të familjes. Kështu tregojnë bashkëfshatarët e tij që e njohin nga vegjëlia.

Komandanti Haqifi është në lidhje familjare me Naim Aliun, (nip i tij) aktualisht Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Gjilan. Por, në kohën kur Haqifi u radikalizua ai ishte në pozitën e ligjëruesit kryesor në rrethin e Gjilanit.

Ridvani posedon dije islamike sepse edhe ishte nxënës i medresesë “Alaud-din”- Dega në Gjilan, që është shkollë publike e financuar nga financat publike, por e mbështetur me fonde edhe nga BIK. Gjithsesi e kontrolluar apo e rregulluar komplet sipas korrikulumit dhe planit arsimor nga BIK-u.

Sipas të dhënave që posedon Gazeta Metro, Haqifi që tani është drejtuesi i shqiptarëve në ISIS ishte radikalizuar nga Zeqirja Qazimi, tani një imam i dënuar me 10 vite burg për rekrutim të terroristëve. (foto poshtë)

Qazimi e kishte “talebe” Haqifin, siç e cilësojnë islamikët, e që në shqip i bie si “nxënës personal”. Po ashtu dihet se Haqifi pas orëve të mësimit në Medrese shkonte për mësime shtesë te Imami Zeqirja Qazimi, në xhaminë e që e udhëhiqte në Gjilan. Aty dhe ka mbajtur ligjërata, prej të cilave një sërë prej tyre gjinden edhe në linqe të ndryshme të postuara nga ky grup  në youtube, e ku shihet duke mbajtur ligjëratatë në zyrën personale të Imam Qazimit tashmë të dënuar.

Ajo çka është arritur të dihet nga stafi i Gazeta Metro është se Haqifi e zëvendësoi terroristin e famshëm, Lavdrim Muhaxheri në Komandën e ISIS në fundin e viti 2014. Sipas njohësve dhe studiuesve të funksionimit të kësaj strukture terroriste të bazuar në dogmë fanatike islamiste, edhe zëvendësimi i tij është bërë ‘në parimin e islamit’ – më të dijëshmit udhëheqin, madje edhe në ‘namaz’ (lutje). Derisa edhe xhihadi konsiderohet ‘ibadet’ (mënyrë adhurimi) dhe si rregull i tillë, solli Haqifin në krye të xhematit të shqiptarëve në ISIS. Pasi që ai gëzon dije më të mëdha fetare sesa Lavdrim Muhaxheri.

Aktualisht, analizat mbi përgjimet e reja të interceptuara nga Shërbimi i Intelegjencës Izraelite MOSAD për sulmin e mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, nënvizohet se Lavdrim Muhaxheri e Ridvan Haqifi udhëzonin njerëz për të bërë sulme, e që po ashtu kanë nxjerrë edhe faktin që Haqifi mund të jetë ngritur në detyrë.

Përgjimet lënë të kuptohet se tash Haqifi është pjesë e shërbimit sekret të Shtetit Islamik, i quajtur ‘Emnija’ (siguri), që besohet se e ka kryesuar zëdhënësi i ISIS’it, Abu Muhammad al-Adnani, i cili është vrarë gjatë një sulmi ajror ne fund te muajit gusht të këtij viti.

Por tashmë ende nuk dihet pasardhësi i tij dhe kryesuesi i ‘Emnija’ së ISIS.

Ky shërbim sekret terrorist, brenda vetës ka edhe departamentin e jashtëm, ku dyshohet se tashmë është aktivizuar Haqifi, e që po ashtu shton dyshimet se ai mund të ketë koordinuar edhe ndihmuar sulmet e fundit në Belgjikë dhe Francë.