• |
ide | kryesore

Në pemën tuaj të Krishtlindjeve fshihet diçka e frikshme

Arkiva, Planet
pe_1481180955-8694939.jpg



Debati për një pemë Krishtlindjesh natyrale ose artificiale ka vite që bëhet në periudhën e festave të fundvitit.
Njerëz të shumtë shprehen se nëse zgjedh një pemë artificiale, nuk do të përjetosh plotësisht atë ndjesinë autentike të festave me aromën e bredhit në shtëpi. Të tjerë e shohin si më të arsyeshme të blejnë një artificiale që ta kenë për vite të tëra dhe të shmangin shpenzimet e blerjes së një peme natyrale çdo vit.

Por, një studim i fundit ka sjellë një tjetër arsye për të anuar më shumë drejt pemës artificiale. Sipas studimit, pemët natyrale janë shtëpi e mbi 25’000 insekteve. E ndiet atë rrënqethjen në shpinë? Edhe ne!

Por, përpara se të bëheni si Grinçi dhe të betoheni që s’keni për të futur kurrë një bredh në shtëpi, qetësohuni. Thuajse të gjitha këto insekte janë të padëmshëm për njeriun, për sa kohë nuk keni ndonjë alergji ndaj tyre. Për të parandaluar ndonëj eksperiencë të pakëndshme, ja çfarë duhet ët bëni paraprakisht.

1.Para se të zgjidhni pemën, kontrolloni poshtë degëve për të parë mos ka vezë të depozituara.

2.Lëreni pemën për disa ditë në oborr/garazh para se ta fusni në shtëpi.

3.Shkundeni atë mbi një çarçaf për të hequr pjesën më të madhe të insekteve.

4.Pastroni mbetjete e pemës që mund të kenë rënë pasi e keni vënë në shtëpi.