• |
ide | kryesore

Tronditet Stambolli/ Dy shpërthime të fuqishme

Arkiva, Planet
stmb.png



Dy atentate një veturë me eksploziv dhe nga një kamikaz kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e së shtunës. Makina ka shpërthyer në sheshin Maçka në Stamboll, vetëm pak metra larg stadiumit të Beshiktashit ku luhej ndeshja kundër Bursaspor dhe tjetri disi më larg. 38 është numri i viktimave.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa raportohet edhe për shkëmbim zjarri.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu  fillimisht ka konfirmuar dhjetëra të plagosur. Ministri turk i Transportit, Ahmet Arsnal ka thënë se shpërthimi i sotëm në Stamboll ishte sulm terrorist. “Dënoj sulmin terrorist në Beshiktash, dëshiroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Tëitter.

Turqia ka qenë muajt e fundit e goditur nga shumë sulme terroriste me qindra të vdekur por godutjen e kësaj mbrëmje (2030 me orën shqiptare) nuk e ka marë ende askush përsipër.