• |
ide | kryesore

Enca dhëmbë për dhëmbë me komentuesit për fotoshopin: Më vjen keq që hani m*t dhe për Krishtlindje (foto)

Arkiva, Paparazzi
enca fotoshop.jpg



Nëse ka një personazh që bëhet pjesë e sulmit të vazhdueshëm rreth përdorimit të fotoshopit, ajo është padyshim Enca.

Një gjë e tillë ka ndodhur sërish mbrëmjen e Krishtlindjeve, kur bukuroshja ka vendosur të postojë një fotografi në profilin e saj në Instagram. E veshur me një dekolte të kuqe dhe pantallona të zeza, ajo uroi ndjekësit me rastin e festave. Mirëpo, mënjeherë disa prej tyre, shpërthyen në komente duke e akuzuar këngëtaren se kishte përdorur fotoshop për t’u dukur më elegante. Sipas tyre, këtë gjë e vërtetonte muri, i cili dukej i zbehtë.

Disa minuta më vonë, Enca vendosi të reagojë duke publikuar të njëjtën fotografi, por versionin original, atë me murin e mbushur nga reklamat.

“Duhet ta zbehja murin prapa, që të dukej fotoja më bukur. Prapë bukur dukem edhe kështu? Më vjen keq për të gjithë ata të cilët hanë m*t për Krishtlindje dhe më vjen shumë keq që ju nuk mund t’i bëni dot photoshop për të ndrequr karakteret tuaja të shpifura!” shkruan ajo.

Në fund, këngëtarja e ka fshirë edhe këtë foto, duke vazhduar festimin e mbrëmjes së Krishtlindjeve.