• |
ide | kryesore

J.Lo tradhëton Drake, hidhet në krahët e sportistit!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
jalex2.jpg



Aktorja dhe këngëtarja e njohur latine po shoqërohet me ish yllin e bejsbollit amerikan, Alex Rodriguez, të paktën nga çfarë raporton Page Six. J.Lo dhe ish sportisti 41 vjeçar janë ngrohur së tepërmi me njëri-tjetrin në Las Vegas, ku ai u pikas në prapaskenën e shfaqjes së saj “All I Have” në Planet Hollywood.

Burime pranë sajtit të thashethemeve kanë bërë me dije se dyshja është frekuentuar përgjatë muajve të fundit, dhe ishin gjithashtu së bashku në Los Angeles fundjavën e kaluar. Ky është pikërisht fakti që ngre dyshime të shumta. Nëse vërtetë bëhet fjalë për “muajt e fundit”, korrespondon e njëjta periudhë në të cilën ajo supozohej të frekuentohej me reperin kanadez Drake. Mos ndoshta Jennifer ka luajtur me dy porta? Ose është bërë portë për dy lojtarë të ndryshëm, por ç’rëndësi ka kjo në fund të fundit…