• |
ide | kryesore

“Justin Bieber” mashtroi 900 fëmije, gënjeshtra dhe abuzime seksuale!

Arkiva, Paparazzi
2-15JustinBieber_Hero_Lead_111115.hero_-1.jpg



Një burrë australian i cili hiqej në rrjete sociale si këngëtari i famshëm, Justin Bieber akuzohet se ka kryer më shumë se 900 krime seksuale ndaj të miturve.

Policia e Queensland, tha se burri 42 vjeçar, shtirej sikur ishte këngëtari kanadez në internet dhe në këtë mënyre fitonte imazhe të hollësishme të fëmijëve, duke përdorur rrjete të ndryshme sociale si Skype, Facebook, që të komunikonte me ta.

Detektivi dhe Inspektori Jon Rouse, i ka quajtur akuzat “sinqerisht të tmerrshme” dhe ka paralajmërua fansat e këngëtarit dhe sidomos prindërit të jenë më vigjilentë

“Fakti që ka kaq shumë fëmijë që besojnë se ishin duke komunikuar më këngëtarin është një problem serioz dhe duhet rishikuar mënyra se si shoqëria i edukon fëmijët në lidhje me sigurinë në internet”, tha Rouse.

Hetimi ka përfshirë edhe autoritetet ndërkombëtare, policinë gjermane dhe sigurinë kombëtare amerikane, ndërsa i akuzuari do të përballet me gjykatën më 6 prill.