• |
ide | kryesore

Personazhet më të përfolur për skandalet e tyre në polici dhe gjykata!

Arkiva, Paparazzi
Police-flat-hats-are-being-replaced-with-unisex-baseball-style-caps.jpg



Shpeshherë këngëtarët dhe artistët shqiptarë janë bërë objekt skandalesh dhe të implikuar në precedentë kriminalë. Më i përfoluri ka qenë Arkimend Lushaj, ose siç njihet ndryshe me emrin artistik “Stresi”. Ky i fundit ka qenë në një proces gjykimi në Gjykatën e Tiranës, për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit dhe drejtimit të mjetit pa patentë. Por, lista e VIP-ave të përfolur në ngjarje kriminale vijon me emra të tjerë, që janë gjendur në telashe me policinë dhe akuza për sjelljet e tyre “të pahijshme”.

Regjisori Leonard Bombaj është akuzuar nga një vajzë, nxënëse e tij, për ngacmim seksual. Ngjarja ishte një nga më të bujshmet e dekadës, pasi në të ishin të përfshirë edhe emra të tjerë të njohur, si Enxhi Kamenica dhe Stresi. Ky i fundit akuzohej asokohe për gjobvënie, pas denoncimit të Bombaj, i cili pretendoi se Stresi i kishte kërkuar një shumë të majme parash dhe e kishte kërcënuar. Regjisori doli i pafajshëm, por çështja u mbyll pa shumë pasoja edhe për Stresin.

I përfolur për një seri sherresh ka qenë edhe Noizy. Reperi është akuzuar për konflikte dhe ushtrim të dhunës fizike në aeroportin e Zvicrës, ku thuhej se ishte përballur me Getoar Selimin dhe miqtë e tij  të Babastars, ndërsa së fundi edhe për përdorimin e një arme në publik.

Besnik Qaka është i fundit në listë, megjithatë akuzat kundër tij kanë qenë edhe më të rënda. Lideri i NRG Band akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, së bashku me 7 djem të tjerë. Denoncimin e kishte bërë vajza dhe nëna e saj, megjithatë nuk u provua kurrë që këngëtari kishte të bënte me këtë krim.