• |
ide | kryesore

Transgjinorja Linda do të bëhet mama!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
hqdefault.jpg



Linda Rei është transgjinorja shqiptare, e cila jeton në Itali dhe kohët e fundit ka preferuar të dalë pa turp në ekran e të tregojë në lidhje me eksperiencën e saj jetësore.

Ajo shprehet  se do të bëhet nënë, edhe pse tek Arjan Çani është shprehur që nuk e ka në plan për momentin diçka të tillë, duke qenë se dëshiron të shijojë ende jetën. Këtë herë në një deklaratë ndryshe ajo thotë se shtatzënia e saj mund të realizohet sikurse tek femrat që nuk ngelin shtatzënë natyralisht, por kanë nevojë për fekondim “in vitro”. Në lidhje me babain e fëmijës, ajo thotë se nuk e ka zgjedhur ende, por se një ditë do të jetë dikush që do ta bëjë të besojë sërish në atë dashurinë që ekziston në trurin e saj.