• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri flet për herë të parë publikisht për Elvana Gjatën (Foto)

Arkiva, Paparazzi
370bda1a-8cb8-4f46-b556-bcbf1dde2b20---0.jpg



U fol për një rivalitet mes Dafina Zeqirit dhe Elvana Gjatës por si qëndron e vërteta e ka bërë të ditur Duffy në një intervistë për “lajmi.net”.

Të dyja janë shumë të sukseshme saqë tani suksesin kanë arritur dhe ta ndërkombëtarizojnë.

Dafina hedh poshtë të gjitha lajmet e publikuara ku flitet për rivalitetin e supozuar mes tyre nëpërmjet kësaj deklarate.

“Unë asnjëherë nuk i kam parë kolegët e mi si konkurrentë dhe nuk kam pasur asnjëherë xhelozi ndaj tyre, gjithmonë kam menduar se jemi të gjithë të veçantë në mënyra tona, kam kolege që më flasin por kam edhe kolege që nuk më flasin. Këto gjëra janë normale në showbizz por unë jam ‘cool’ me të gjithë dhe iu urojë gjithmonë sukses të gjithëve. Duhet me qenë të lumtur me vetveten dhe punën që e bëjmë pastaj me nda këtë dashuri që e kemi për muzikën dhe t’i mbështesim të tjerët. Elvana është artiste e kompletuar dhe i dëshiroj sukses në tregun ndërkombëtar, ashtu siç i kam uruar Rita Orës, Era Istrefit dhe Dua Lipës”.