• |
ide | kryesore

Kylie harron Tygën, tatuazh të njëjtë me Travis Scott

Arkiva, Paparazzi
ky.jpg



Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin pasi kanë bërë tatuazh të njëjtë.

19-vjeçarja dhe reperi i njohur kanë bërë një flutur të vogël, të cilën Kylie sipër kycit në këmbën e djathtë, ndërsa Travis në të majtën.

Mendohet se ata e kanë bërë një gjë të tillë prej këngës së 25-vjecarit ‘Butterfly Effect’, e cila u përfol si dedikim për Kylie.

Fakti që ata kanë bërë këtë gjë u bë e ditur nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetin social, Snapchat. Ata dolën në publik së bashku në prill, në festivalin Coachella kur më e vogla e klanit Kardashian kishte vetëm dy javë që kishte përfunduar romancën e saj me Tyga.