• |
ide | kryesore

Testi i gjashtë bërthamor, NATO ndryshon qëndrim ndaj Koresë së Veriut

Arkiva, Planet
jensi .jpg



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi ashpër sot testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut.

“Kjo është një shkelje tjetër flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. NATO-ja është e shqetësuar nga qëndrimi destabilizues i Phenianit, që përbën një kërcënim për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. I kërkoj Koresë së Veriut të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të lerë mënjanë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që nxisin tensione dhe destabilitet”, deklaroi Stoltenberg.

Koreja e Veriut pretendoi sot se kishte kryer me sukses një test të një bombe me hidrogjen, që mund t’i bashkohet në të ardhmen një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).

Ndërkohë, agjenci të ndryshme gjeologjike njoftuan për dy tërmete artificiale pranë zonës së kryerjes së këtyre provave nukleare.