• |
ide | kryesore

Gjermani, Merkel: Turqia nuk duhet të bëhet anëtare e BE

Arkiva, Planet
300482_m.jpg



Gjatë debatit politik përballë Martin Schulz, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur se dëshiron t’iu japë fund bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE.
  
Merkel ka thënë se se do të bisedojë me liderët e tjerë evropianë për të vendosur nëse mund t’iu jepet fund bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë.
 
“Nuk e shoh Turqinë anëtare, nuk kam besuar kurrë se kjo mund të ndodhë”, tha Merkel gjatë debatit televiziv.
 
Tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë kanë nisur të përkeqësohen pasi Gjermania ka kritikuar fuqishëm presidentin turk, Erdogan, për shtypjen e disidentëve, pas përpjekjes për grushtshtin kundër qeverisë së tij, vitin e kaluar.