• |
ide | kryesore

3 arsye që të kthehesh me ish-in

Arkiva, Stil
ex-boyfriend-open-letter-parhlo.jpeg



Për të ndjekur gjurmët e ribashkimeve si në përralla (e kemi fjalën për William dhe Kate) dhe për të shmangur çdo gjë që ju kujton Kourtney dhe Scott, Lundquist thotë se gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni nga një këndvështrim më të ftohtë arsyen pse përfundoi. Prej saj, ju mund të deshifroni nëse gjërat do të jenë ‘të ndryshme këtë herë’ apo jo. Këtu kemi listuar tri situata kur ribashkimi me ish-in mund të jetë lëvizja e duhur.

1. Ju te dy keni ndryshuar
Me fjalë të tjera, nëse mund t’i kuptoni gjërat që keni mësuar nga dështimi i parë i marrëdhënies tuaj dhe si ju kanë ndihmuar të rriteni si individë të ndarë, një shans për t’u rilidhur nuk mund të mos jetë një ide e keqe.

2. Situata ka ndryshuar
Nëse ndarja juaj mund të përshkruhet me frazën se “thjesht nuk ishte koha e duhur për ne”, mund të vlejë një rikthim nëse rrethanat kanë ndryshuar, thotë Lundquist. “Shumë herë marrëdhëniet përfundojnë për shkak të faktorëve të mjedisit si distanca dhe puna.”

3. Mendja juaj ka ndryshuar
Nëse i keni dhënë fund marrëdhënies sepse nuk ndiheshit më të lumtur, të dashurar apo të përmbushur, kjo nuk është diçka për ta fshirë tani nga kujtesa vetëm sepse ishi-i juaj po ju duket më intersant. “Kjo është një arsye e tmerrshme për t’u kthyer së bashku”, thotë Lundquist.