• |
ide | kryesore

Sean “Diddy” Combs reagon për videon e dhunës ndaj Cassie

Paparazzi, Slider


Sean “Diddy” Combs ka reaguar për herë të parë pas videos së publikuar nga CNN ku shfaqet duke dhunuar  ish-të dashurën, Cassie Ventura.

Për mua është shumë e vështirë të reflektoj në një prej periudhave më të errëta të jetës. Por duhet ta bëj. Ishta shumë rëndë asokohe. Dua të them se kisha prekur fundin, por nuk dua të justifikohem. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia në atë video”, shprehet reperi.

Më tej ai vazhdon duke deklaruar se ka ndjerë neveri.

Jam i neveritur ndihesha ashtu atëherë, ndihem njësoj edhe tani. Kam kërkuar ndihmë profesionale. Kam nisur terapinë, shkova edhe në rehabilitim, sepse duhej t’i kërkoja Zotit të më falte, më duhej mëshirë”, përfundoi Diddy. Ai nuk e përmendi në asnjë moment emrin e Ventura-s në video dhe nuk i kërkoi asaj falje, por shkroi: “Më vjen vërtet keq”.

Kjo është hera e parë që Diddy reagon për çështje të tilla, edhe pse akuzat e ngritura ndaj tij nga Cassey dhe të tjerë persona janë akoma në investigim. Diddy akuzohet për dhunë, abuzim seksual dhe psikologjik dhe trafikim.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *