• |
ide | kryesore

FOTO/ Flet 29-vjeçarja me të cilën Rooney tradhtoi gruan shtatzënë

Arkiva, Sport
wayne-rooney-girl-642466.jpg



Laura Simpson është gruaja që duket se po prish martesën 9 vjeçare të ish-kapitenit të Anglisë Wayne Rooney. Kuptohet jo e gjitha për faj të saj. Mediat kanë zbuluar se ishte ajo në makinë me ish-futbollistin e Manchester United kur u arrestua pak ditë më parë i dehur në timon. 29-vjeçarja, nënë e një fëmije e ka pranuar se ka qenë në makinë me 31-vjeçarin e famshëm.

Sapo ka mësuar këtë lajm bashkëshortja e futbollistit Coleen Rooney është larguar nga shtëpia bashkë me 3 fëmijët e tyre. Historia vjen në momentin kur ajo është sërish shtatzënë për një fëmijë të katërt. Në një intervistë për “The Sun”, Simpson i është drejtuar bashkëshortes së Rooney duke i kërkuar të mos kërkojë divorcin, citon lapsi.al.

“Në ato momente nuk po mendoja për gruan e tij dhe as ai për martesën e tij. E shoh që duket keq, por i kërkoj asaj që të mos nevrikoset me mua dhe me atë. E kuptoj që është nevrikosur pas arrestimit të tij në timonin e makinës sime. Ishte një gabim që bëmë ndoshta për shkak të alkoolit. Asgjë nuk ndodhi edhe pse drejt asaj po shkonim. Ajo që bëmë ishte vetëm pak qejf i padëmshëm” – tha Simpson. /lapsi.al/

 Coleen has reportedly confided in pals about being plagued with doubts

(Coleen Rooney)

 Laura Jade Simpson has lifted the lid on her whirlwind night boozing with Wayne Rooney

(Laura Simpson)

 Wayne Rooney returns home after being charged with drink driving

(Rooney pas daljes nga komisariati pas arrestimit)