• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut: Testet bërthamore ‘dhuratë’ për SHBA

Arkiva, Planet
h bomb north korea .jpg



Koreja e Veriut deklaroi se testet bërthamore që po ndërmerr janë ‘dhuratë’ për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë të vendit komunist u shprehën se nëse Uashingtoni vijon me provokimet, Koreja do të vazhdojë me të tilla dhurata.

“Masat e fundit të vetë-mbrojtjes nga vendi im, janë një paketë dhuratë e drejtuar për askënd tjetër, përveç SHBA-s”, u shpreh Han Tae, ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara.

“Vendi im do të vijojë me dhurata të tilla për sa kohë që mbështetet në provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi ne”, tha Tae.

Ky paralajmërim vjen dy ditë pasi Koreja e Veriut kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm të raketave, duke pretenduar se testi përfshinte një bombë me hidrogjen. /LAPSI.AL/