• |
ide | kryesore

“Facebook” publikon zbulimin tronditës: Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane

Arkiva, Planet
facebook.jpg



Facebook bëri të ditur një pistë ruse në procesin politik që lidhet me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar. 

Facebook publikoi një material, pjesë e një hetimi të brendshëm që po kryen, i cili tregon për vendosjen e mijëra reklamave politike në facebook, nga llogari dhe faqe të rreme, që ka të ngjarë të jenë të lidhura me Rusinë. Kjo ka ushqyer edhe më shumë shqetësimet rreth ndërhyrjes së Moskës në fushatën presidenciale amerikane të vitit të kaluar.

Llogaritë e rreme, që kanë blerë reklama në vlerën e 100 mijë dollarëve, mendohet se i takojnë një organizate me qendër në Shën Petersburg, e njohur për nxitjen e qëndrimeve pro-qeveritare ruse nëpërmjet llogarive të rreme.

Përfaqësuesit e Facebook-ut bënë të ditur se po bashkëpunojnë me hetuesit federalë mbi këtë çështje.

Ndërkohë Prokurori i Posacëm amerikan Robert Muller po heton lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjetane si dhe mbi bashkëpunimin e mundëshëm të ndihmësve të presidentit Trump me zyrtarë rusë.