• |
ide | kryesore

Filmi i parë shqiptar i zhanrit horror në kinema (FOTO)

Arkiva, Stil
21371378_1813707055309383_7612720878297106334_n.jpg



“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Filmi me skenar dhe regji të Steven Kastrissios do të shfaqet në Kinema Millenium për publikun në datë 22 shtator. Aktorët që marrin pjesë në film janë: Suela Bako, Gëzim Rudi, Alesia Xhemalaj, Enxhi Cuku, Emiljano Palali etj.