• |
ide | kryesore

Turqia lëshon urdhër-arrest për 45 ish-punonjës të Shërbimit Informativ

Arkiva, Planet
coop trk.jpg



Në kuadër të hetimit kundër organizatës FETO në Turqi, është lëshuar urdhër për të arrestuar 45 ish-punonjësve të Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT) dhe 18 persona të tjerë të lidhur me organizatën terroriste.  

Anadolu Agency raporton se bëhet fjalë për personat që janë larguar nga detyra pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016 të cilët kishin lidhje me terroristët e FETO-s. Me këtë rast, sot në 21 qytete turke kanë nisur operacionet për arrestimin e personave në fjalë.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Anadolu Agency, nëntë persona janë arrestuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Gjatë vitit të kaluar, në kuadër të hetimit kundër FETO-s, brenda MIT-it janë pezulluar 87 punonjës, prej të cilëve dosjet e 52 personave u dërguan në prokurori dhe kundër tyre është ngritur procedurë penale.