• |
ide | kryesore

Me Sali Berishën në mes/ Foto e deputetëve të PD-së të ngujuar në kuvend

I pakategorizuar



Një foto e shpërndarë nga deputetja e PD-së, Orjola Pampuri tregon deputetët e Partisë Demokratike që po qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Në mes të grupit është Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ky i fundit sapo është dënuar për bllokimin e foltores në Kuvend dhe e ka të qartë se nëse del jashtë, punonjësit e Gardës nuk do ta lejojnë të dalë jashtë.

Shumica e deputetëve kanë ngritur dy gishtat lart, por bie në sy distancimi i kolegëve Grida Duma dhe Ervin Salianji, të dy të larguar disi nga dyshja Berisha-Basha.