• |
ide | kryesore

“MTV EMA”/ Dua Lipa e nominuar tri herë

I pakategorizuar



“MTV EMA” tashmë ka nxjerrë listen e plotë të nominimeve sa i përket kategorive të eventit. E në mesin e shumë emrave të njohur botëror, të nominuara janë edhe dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Dua është e nominuar në tri kategori, “Best New”, “Best Look” dhe “Best UK&Ireland Act” kurse Rita është nominuar vetëm në kategorinë “Best Look”, duke e pasur rivale nominuese Duan. Dua po ashtu në Instagram ka hedhur fotografi dhe linqet ku gjithë shqiptarët mund ta votojnë, si atë, ashtu edhe Ritën. Kjo është hera e parë që një shqiptare është nominuar në tri kategori në një prej ngjarjeve më të mëdha të muzikës në botë.