• |
ide | kryesore

Pas shtyrjes së seancës plenare, Rama paralajmëron dalje para gazetarëve në orën 12:30

I pakategorizuar



Rama paralajmëron një dalje para mediave ditën e sotme në orën 12:30. Seanca plenare këtë të enjte nuk ka nisur aspak e qetë dhe është shoqëruar nga tensione të shumta, aq sa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka parajamëruan Lulzim Bashës se do ta nxjerrë jashtë sallës me gardën e republikës.

Po ashtu dje Rama pati një ditë të ngjeshur me takime, kur në fillim të ditës takoi kreun e Kuvendit Ruçi dhe ministrin e Brendshëm Xhafaj. Pas tyre Rama u takua gjithashtu edhe me kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Lllalla. Ky takim erdhi pas kërkesës që PD çoi në Prokurori duke kërkuar zbardhjen e të kaluar së dyshimtë të deputetit të PDUI-së, Aqif Rakipi.

Këto çështje, së bashku me daklaratën e fortë të amabasadorit amerikan, Donald Lu, priten të jenë tema e daljes së Rama para gazetarëve ditën e sotme.