• |
ide | kryesore

Protestë për landfillin. Banorët kundërshtojnë zhvendosjen

I pakategorizuar



Protesta kundër ndërtimit të një landfilli, nga fshati Gose u zhvendos këtë të enjte në Lekaj, pasi banorët thanë se Bashkia e Rrogozhinës ia ka ndryshuar destinacionin pranë fshatit të tyre.

Situata u tensionua kur pranë protestuesve u afrua kryetari i njesisë administrative Lekaj, me synimin që të fliste. 

Në protestë ishte dhe shefi i Departartamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, i cili argumentoi përse projekti për një landfill, që do të mbledhë mbetjet e qarkut të Fierit dhe Tiranës, po realizohet në fshehtësi. 

“Gënjeni juve apo deputeti i zonës, ministri i Ekonomisë, apo kryetari i bashkisë që e ka me firmë dhe vulë se landfilli do të bëhet në Lekaj. Ja dhe dokumentacioni”, deklaroi Malltezi. 

Ndërkohë banorët paralajmëruan protesta të tjera./tch