• |
ide | kryesore

Të gjithë yjet botërorë kundra producentit Harvey Weinstein: “Përbindësh”

Arkiva, Lajme, Paparazzi



Skandali seksual rreth producentit të njohur hollivudian Harvey Weinstein ka prekur shumë aktorë të njohur të ekranit, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre rreth kësaj çështjeje.

Në një deklaratë të publikuar fillimisht në “Huffington Post”, Meryl Streep u shpreh e tronditur nga lajmi i turpshëm, siç e cilësoi. Aktorja vlerësoi ato gra që ngrenë zërin për zbulimin e abuzimeve dhe i cilësoi heroina. Në ceremoninë e vitit 2012 të “Golden Globes” e cilësoi “Zot” producentin, ndërsa tani, pas akuzave kundër tij, e shikon si një abuzim të neveritshëm e të pafalshëm pushteti.

Judi Dench publikoi një deklaratë ku tha se nuk dinte asgjë lidhur me pretendimet e tmerrshme. Qëndrime të ngjashme kishin edhe Ema Thomson, Mark Ruffalo e Seth Rogen.

Aktorja 44-vjeçare, Rose McGowan, një ndër akuzueseve që ka dalë hapur, ndryshoi foton e saj të profilit në “Twitter”, duke vënë një kur ishte e re dhe shkroi: “Kjo vajzë ka qenë viktimë e një përbindëshi. Kjo është vajza që e mbuluar me turp me heshtjen tuaj”.

Producentja Elizabeth Karlsen tregoi se kur ka punuar me Weinstein, rreth 30 vjet më parë, një rast e ka gjetur nudo në krevat. Ndërsa gazetarja Lauren Sivan tregoi se rreth 10 vjet më parë Weinstein arriti deri aty sa u masturbua para saj.

Shkrimtarja Liza Campbell tregoi se në të shkuarën Weinstein ishte munduar ta bindte të laheshin bashkë.

Michael Keaton e konsideroi Weinstein “të neveritshëm dhe të tmerrshëm”. Ndërsa Lena Dunham sulmoi kompaninë e tij, duke pretenduar se të gjithë kanë ditur gjithçka.

Mes atyre që nuk është çuditur fare nga kjo histori është presidenti amerikan Trump, i cili shkroi: “E njoh Weinstein prje kohësh dhe nuk habitem aspak”.

I akuzuar për ngacmime seksuale, producenti i shumë filmave të suksesshëm u shkarkua nga vetë bordi i kompanisë së tij pas një raporti të “New York Times”, që pretendonte se gjatë 30 viteve ai ka ngacmuar seksualisht gra të ndryshme që punonin për të. Mes tyre janë Ashley Judd dhe Rose McGowan, të cilat ishin të parat që drejtuan gishtin kundër tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *