• |
ide | kryesore

“Miqtë e Taulant Ballës të dalë nga burgu, kërcënojnë dhe gjakosin biznesmenin

Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital për kërcënimin dhe dhunimin e një biznesmeni në Përrenjas.

Berisha thotë se banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qytë të revoles, ndërsa qytetari dixhital shkruan se dy persona, duke përmendur edhe emra që kanë qenë në burg dhe janë liruar kanë kërcënuar dhe goditur një biznesmen për t’i marrë një tender të fituar prej tij.

STATUSI I BERISHËS:
Ja sesi banditët e pushtetit fitojnë tenderët me qytë të revoles!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
“Doktor të përshëndes! Parmbrëmë miqtë e Taulant Ballës, Leonard Llapushi nga Përrenjasi i dalë nga burgu para zgjedhjeve dhe Fadil Tërnava nga Bulqiza edhe ky i dalë nga burgu para ca vitesh i dënuar për vrasje, kërcënojnë dhe godasin duke gjakosur me qytë pistolete biznesmenin Gëzim Balla, për t’i marrë këtij të fundit tenderin për shfrytëzimin e mineralit në zonën e Katjelit, tashmë të fituar nga ky.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *