• |
ide | kryesore

Për vetëm 6 orë/ Fredi Beleri lë qelinë e burgut

Lajme, Të fundit
Fredi Beleri



Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave, do të lërë qelinë ditën e sotme, për vetëm gjashtë orë. Arsyeja është ndarja nga jeta e gjyshes së tij.

Pas lajmit të hidhur, Beleri ka aplikuar për leje, që i është aprovuar nga Ministria e Brendshme.

Burimet për Lapsi.al tregojnë se Beleri do të shoqërohet nga punonjës policie, nga fillimi i ceremonisë mortore, deri në fund të saj. Më pas, nën masa të rrepta sigurie, do të kthehet sërish në qeli.

Të njëjtat burime ekskluzive tregojnë se ceremonia mortore do të zhvillojet në orën 14.30 të ditës së sotme.

Kujtojmë që më herët Fredi Beleri ka kërkuar leje nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për të takuar gjyshen, por i është refezuar.

kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës,Fredi Beleri u arrestua dy ditë para votimit ndërkohë që teksa ishte në qeli fitoi edhe zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Por deri tani atij i eshte refuzuar leja per t’u betuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *