• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 109 kg kanabis në Kashar të hedhur mes shkurreve, nuk dihen poseduesit

Arkiva, Të fundit



Sekuestrohen 109 kg lëndë narkotike kanabis në zonën e Kasharit, të cilat ishin hedhur mes shkurreve. Droga u gjet me dje në territorin e fshatit Kus të Kasharit.

Gjatë ditës së djeshme shërbimet e policisë të Komisariatit nr.6, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në territorin e fshatit Kus, Kashar, mund të ishte fshehur apo hedhur lëndë narkotike Cannabis Sativa në territor të pyllëzuar kanë evidentuar dhe sekuestruar në një korije me shkurre, 109 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, të pa ambalazhuar, të hedhur mes shkurreve.

Lënda narkotike dyshohet se është hedhur nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur këtë aktivitet kriminal.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *