• |
ide | kryesore

Injoroi ultimatumin e Spanjës, Madridi ‘kërcënon’ Katalonjën

Arkiva, Planet


Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont nuk i ka kthyer ende përgjigje Madridit në lidhje me pavarësinë. Spanja i kishte dhënë afat deri ditën e sotme Carles Puigdemont-it për të sqaruar qëllimin e tij. Por në vend të kësaj, lideri katalanas bëri thirrje për negociata gjatë dy muajve të ardhshëm.

Dyshohet se Spanja do t’i ofrojë një afat të ri deri të enjten presidentit katalanas për të ndryshuar mendje, përpara se Madridi të miratojë sundimin e drejtëpërdrejtë, shkruan BBC.

Puigdemont shpalli pavarësinë javën e kaluar pas referendumit të 1 tetorit, por menjëherë e pezulloi deklaratën për të lejuar të bëhen bisedimet me qeverinë qëndore.

Dita e votimit u shoqërua me skena dhune, pasi policia spanjolle konfiskoi kutitë e votimit dhe u përpoq t’i pendgonte anëtarët e publikut të hynte në qendrat e votimit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *