• |
ide | kryesore

Përndiqte dhe kanoste me thikë gruan në Vlorë, prangoset 54-vjeçari

Arkiva, Lajme



Një 54 nga Vlora ka përndjekur duke e kanosur me thikë një qytetare po nga ky qytet për një kohë të gjatë.
Burime nga policia bëjnë me dije se Rahman Ademi është arrestuar në flagrancë pasi ka kanosur me mjete prerëse 54 vjeçaren me iniciale E.M.

Shtetasi Rahman Ademi prej hetimeve policore ka rezultuar se e ka përndjekur shtetasen E.M., për një kohë të gjatë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprat penale ”Kanosja”, ”Përndjekja”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Përndjek dhe kanos me mjete të ftohta prerëse  një shtetase, arrestohet nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë një shtetas pasi më datë 15.10.2017, ka kanosur me mjete të ftohta prerëse (thikë), për motive të dobëta shtetasen E.M., 54 vjeçe.

Konkretisht, Policia ka arrestuar shtetasin :

Rahman Ademi, 54 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Rahman Ademi prej hetimeve policore ka rezultuar se e ka përndjekur shtetasen E.M., për një kohë të gjatë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprat penale ”Kanosja”, ”Përndjekja”, dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84, 121/a dhe 279 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *