• |
ide | kryesore

Idro Seferi largohet nga Top Channel: Nuk dua t’i komentoj arsyet…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre ditë pas largimit të moderatores Jonida Shehu, një tjetër gazetar largohet nga televizioni Top Channel. Është fjala për korrenspodentin e këtij televizioni në Beograd, Idro Seferi.

Lajmin  e bën publik gazetari vetë përmes një mesazhi në faqen e tij në Facebook.

“Me nuk do te jem gazetar i Top Channel.  Te gjitheve na ndahen idete dhe interesat ne momente te caktuara dhe menyra se si i vleresojme gjerat si njerez eshte gjithmone subjektive, po aq sa eshte gazetaria megjithate nje pershtypje personale mbi ngjarjet qe ne shohim. Arsyet e largimit jane te natyres teknike dhe te vendimit personal per ta pare veten me qete pas nje volumi te madh te punes. Me shume se kaq nuk dua ta komentoj dhe per mu ate gjithe tek Top Channel jane miq. Per mua TCH mbetet nje etape prozaike, e pa imagjinueshme dhe nje ndere per mua te bej nje pune qe sdo te perseritet dy here!”, shkruan gazetari i cili ka punuar për rreth 10 vjet si korrenspodent i Tch nga kryeqyteti serb.

© LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *