• |
ide | kryesore

Akuza për falsifikim dokumentash ndaj kryebashkiakut të Fushë Arrëzës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Koordinatorja e PS në Fushë Arrëz dhe njëkohësisht anëtare e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, Franka Toplana, akuzon kryebashkiakun e këtij qyteti për falsifikim dokumentesh. Sipas saj Fran Tuci, i zgjedhur në 2015 nga PS, ka falsifikuar listë-prezencën për shkarkimin e drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Fushë Arrëz Mark Toplana, njëkohësisht bashkëshorti i koordinatores së PS-së. Denoncimin ajo e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

Atij i duhet me patjeter ulja nga detyra e drejtorit të QKF, sepse duhet me patjeter të marrë shpërblimin për këtë! Dhe, strategjia me të cilën mendon të realizoje shkarkimin është kjo: Me doren e vetë dhe me vullnetin e lire, falsifikon listprezencën e QKF Fushë Arrëz, dhe pikërisht këtë falsifikim zyrtar e përdor si motiv për ulje nga detyra të drejtorit. Mirëpo dita që ka falsifikuar kryetari me dorën e tij, rezulton të jetë ditë pune intensive dhe e protokolluar ne librin e mbledhjeve të QKF Fushë Arrëz në prezencën e të gjithë kolektivit”, shkruan Franka Toplana.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *