Vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëzit, Fran Tuci, përfaqësues i Partisë Socialiste është arrestuar me akuzën për kultivim dhe trafik droge. Dega e Partisë Demokratike në Pukë, në një njoftim shpërndarë për mediat, thotë se ky lajm tregon që “PS dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet” ndaj i bën thirrje kryebashkiakut të japë dorëheqjen.
“Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emër të të gjitha strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone. Qytetarët e Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre. Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar – thuhet në deklaratë.
PRAP EDHE KY ,TE VELLAIN ME DROGE….?KETA TE ORGANIZATES NJE VELLAI ESHTE MINISTER,TJETRI VELLA DROGAGJI,TJETERI MER TENDERA ME LEKET E SHQIPËTARVE,,