• |
ide | kryesore

SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e bashkisë Fushë-Arrëz dhe dy të tjerë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci dhe dy të tjerë, pasi dëmtuan pyllin duke hapur një rrugë pa leje.

Ngjarja sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuci dhe ish administratorit të njësisë administrative Iballë, Ndoc Marku të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

1.   Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

2.   Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;

3.   Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal.

Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz.

Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.



2 Comments

  1. MASHTRIM, GENJIM, AKTRIM, REZULTATET PER QEVERINE.CERONKA NA U ZEKERKA, OKTAPODET, QE SPAKU I KA NE CATI, NUK I DI

  2. Thirrje telefonike nga Fusharrezi, Frani: Alo Edi jam una……

    Pergjigja: Personi te cilit po i telefononi nuk ndodhet ne shqiperi, eshte ne ajer se i kane ra breket ne toke dhe pret ta shkerdhejne nga te kater anet ….

    Thirrrje nga BulQIza, Lefter P-Alla: Alo Edi jam una….

    Pergjigja: Personi te cilit po i telefononi nuk ndodhet ne shqiperi, eshte ne ajer se i kane ra breket ne toke dhe pret ta shkerdhejne nga te kater anet ….

    Dhe Saga vazhdon me nje dru te shtremet ne krye te bandes se vjedhjeve, grabitjeve, vrasjeve, korrupsionit etj etj, te nje bande qe eshte vene ne krye te shtetit te mjere shqiptar dhe eshte mbeshtetur nga KURVA PLAKE EUROPE.

    KA ARDHUR KOHA QE NJEREZIT TI DALIN ZOT VETES SE KETA NUK KANE DIN DHE IMAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *