• |
ide | kryesore

Selena Gomez gruaja e vitit, i jep çmimin mikeshës së saj

F1, Paparazzi


Teksa mori çmimin “Gruaja e Vitit”, Selena Gomez ja kushtoi atë mikeshës së saj Francia Raisia. Francia, një vit më parë teksa Selena ishte sëmurë dhe kishte nevojë për transplant, i ka dhuruar veshkën e saj.

Vajzat kanë ndarë një foto nga spitali së bashku, ku këngëtarja tregonte se ndihej me fat që Francia i dhuroi veshkën.

Ndërkohë që dje, Francia ka shoqëruar Selenën në ndarjen e çmimeve “Billboard Women in Music” dhe pasi ka marrë çmimin Selena tha mes lotësh:

“Unë mendoj se Francia duhet ta marrë këtë çmim, pasi ajo më shpëtoi jetën. Sinqerisht i jamë shumë mirënjohëse”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *