• |
ide | kryesore

Selena Gomez: “Nuk kam shoqe. Vajzat janë të këqija”

Paparazzi, Slider


Selena Gomez pranoi se vajzat mund të jenë “të këqija” ndërsa ndajnë llojet e njerëzve me të cilët përpiqet të rrethohet.

31-vjeçarja foli për miqësitë e saj në një intervistë për Time, duke zbuluar se disa nga miqtë e saj më të mirë nuk janë yje të Hollivudit.

“Është një klishe, por vajzat janë të këqinja”, tha ajo për gazetën. “Ndihet njëfarë gare e çuditshme kur je mes vajzave të bukura dhe kjo më konfuzon”  Sipas gazetës, Gomez tregoi se miqtë e saj më të ngushtë janë një agjent imobiliar, një drejtor casting dhe një producent.

Gjithashtu artistja preku pak temën e vetmisë dhe pranoi se është ” e vështirë ta kalosh.. “Mund të jesh mes  një turme njerëzish dhe të ndihesh prapë vetëm. Unë po punoj ende për këtë.”

Kohët e fundit Gomez filloi të takohej me producentin muzikor Benny Blanco. Sidoqoftë, ajo nuk e konsideron atë si burimin e vetëm të lumturisë së saj.

“Isha vetëm për pesë vjet dhe u mësova vërtet”, tha Gomez për median. “Shumë njerëz kanë frikë nga të qenit vetëm, dhe unë e kam torturuar veten time për këtë gjë, por më pas e pranova. Vendosa që nëse nuk takoj njeriun e duhur deri në moshën 35 vjeçare atëherë do adoptoj një fëmijë./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *