• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni se si i kap në flagrancë policia 5 persona me drogë në Tiranë

Lajme, Të fundit


Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni antidrogë i koduar “Mjegulla”. Si pasojë e operacionit janë sekuestruar 90 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, më datë 01.12.2017, rreth orës 12.45, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Forcave Operacionale Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “MJEGULLA”.

Si rezulat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 90 kilogramë. Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: 4 automjete, 8 telefona celularë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *