• |
ide | kryesore

Përmbytjet/ Veliaj e tepron me teatër, nxjerr foto kur e lëpin qeni në fytyrë

Lajme, Të fundit

Qëllimi i çdo politikani është ta injektojë në mendjen e njerëzve se nuk e zë gjumi për hallet e popullit. Dihet që Erion Veliaj është ndër më të zotët për nga fuqia e propagandës dhe për nga imagjinata. Inskenimet kurohen nga stafi më i madh i marrëdhënieve me publikun që ka parë ndonjëherë bashkia e Tiranës. Kronikat e gatshme nuk gjejnë rezistencë në televizione, ndërsa fotot që shpërndahen në rrjetet sociale dhe portale e forcojnë idenë në publik që Erion Veliaj aktron, por edhe punon.



Foto simbol e ditëve të vështira të përmbytjeve ishte ajo e ecjes së çartur të kryebashkiakut të bërë qull (sepse pa çadër) pranë zonave te permbytura. Poza e Veliajt të vetmuar, me sytë e picërruar nga pikat e shiut dhe i veshur me një palë çizme bënë xhiron e mediave online.
Por kryebashkiaku nuk është mjaftuar me kaq. Në rrjete sociale qarkullon një foto tjetër e tij në shi, teksa lëpihet nga një qen.
Nuk dihet nëse është një qen rrugësh, nga ato që gjenden me shumicë nëpër Tiranë apo qeni i një prej banorëve të zonave me probleme nga reshjet. Edhe mesazhi që jep kryetari i Bashkisë së Tiranës me këtë foto është pak i vështirë për t’u kuptuar. Gjithsesi duket që Veliaj po e shijon lëpirjen e qenit në fytyrë që përzihet me pikat e shiut në këto ditë të para dimri. Deri në fund të stinës kushedi çfarë do të na shohin sytë.© Lapsi.al


8 Comments

  1. keshtu i lepin bythen erionka edvinka rames kur i japin meta e dash peza ngjala.njeri me te peshtir nuk ka.keshtu sillej enveri si qen i stalinit.

  2. a eshte ky raliteti shqiptare ,vetem te urtit ,me urtesi maturi dituri te gjere dhe pergjegjesi din ta kuptojne permirsojne dhe orientojne drejt dobive zgjilljeve shpetimit kombetare thotë:

    a duhet ta bejne per coban bagetishe ,se vetem ato qe se njohin e duan deri sa te mesohen me te shikoje qenin nuk e nje po shiko ,sa shum e don

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu