• |
ide | kryesore

Ferdinand Elezi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm

Lajme, Të fundit



Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi dorëzoi në kuvend kandidaturën e tij për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm. Elezi përflitej si një nga kandidatët për prokuror dhe pak ditë më parë tërhoqi dokumentat e nevojshme për kandidaturën e tij. Elezi duket se është një kandidaturë që do të marrë mbështetjen e socialistëve pasi ka siguruar më parë mbështetjen e Vangjush Dakos, kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Elezi plotëson kushtet për të qenë prokuror i përkohshëm. Ai ka gradën shkencore dhe 15 vjet vjetërsi në punë. Nuk dihet nëse do të ketë kandidatura të tjera për postin e prokurorit të përgjithshëm, ndërsa afati përfundimtar për paraqitjen e tyre është dita e martë në orën 18:00.



2 Comments

  1. pa prokurori qe lejoi drogen te kalonte nga dogana durres dhe qe burgosi policin zagjani ne vend te tahirit.prokurori qe lejoi 10 ton kokain se bashku me policin te iknin me kamion ne itali.peokurori qe i lepin bythen dakos ter diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *