• |
ide | kryesore

Bllokimi i pasaportës të Tahirit, ‘dhurata’ për ministrin italian të Drejtësisë

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme gjykata i ka bllokuar pasaportën ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Edhe pse mazhoranca e lejoi këtë masë qysh kur u kërkuar më herët së bashku me hetimin pasuror dhe arrestimin, gjykata e ka ndërmarrë vetëm tani këtë hap. Pasi i doli emri në përgjimet e ‘Habilajve’ dhe pasi Kuvendi votoi që ai të hetohej nga prokuroria, ish-ministri Tahiri lëvizi jashtë vendin drejt Gjermanisë, por edhe në këtë rast nuk iu bllokua pasaporta. Kjo levizje e gjykatës me kërkesë të prokuorisë vjen pikërisht ditën që në vendit tonë vjen ministri italian i Drejtësisë.

Ministri Italian Andrea Orlando fluturon sot drejt Shqipërisë me një axhendë “blic” dhe do të takojë homolen e tij këtu, ministren e drejtësisë Eltida Gjonaj. Sipas burimeve të Lapsi.al pohohet se ministri italian do të kërkojë informacione për zhvillimin e hetimeve për dosjen e lënë në Tiranë nga kolegu i tij, ministri i Brendshëm Marco Minitti. Dosje këto që kanë të bëjnë kryesisht me trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë, trafik në të cilin përfshihet edhe Habilaj.

Pikërisht në përgjimet e grubit kriminal të drejtuar nga Habilaj u dëgjua edhe emri i Tahirit si i përfshirë në trafikun e drogës, gjë e cila më pas nisi edhe fillimet e hetimeve, deri tek heqja e pasaportës sot. Kjo lëvizje e gjykatës, pasi u la disa javë të lëvizte i lirë, duket më shumë si një lëvizje për t’i treguar autoriteteve italiane se pala shqiptare po bën diçka me çështjen Tahiri. ©Lapsi.al

 

 

 



1 Comment

  1. Nga guri e nxirrni lekun ju te lapsit.al nuk paska me maskarenj gazetare se ju e Syri. net , hallall ju qofte ,bythen tuajen e keni. E sh………………ni si te doje e kur te doje padroni juaj , cju interson suma ajo eshte prapa ,xhepat per leket i keni para .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *