• |
ide | kryesore

“I vetëm në shtëpi” mbush 27 vjet dhe mbetet filmi më i mirë i Krishtlindjeve

Stil



Ishte një ditë para Krishtlindjeve të vitit 1990 kur në SHBA u shfaq premiera e filmit “I vetëm në shtëpi”. Ai rezultoi një sukses i vërtetë pasi jo vetëm që arkëtoi miliona dollarë në të gjithë botën, por mbetet edhe sot një film i dashur për të gjithë brezat. “I vetëm në shtëpi” u shkruajt dhe drejtua nga John Hughes me regji të Chris Columbus.

“Ylli i filmit është padyshim Macaulay Culkin në rolin e Kevin McCallister, një fëmijë që prindërit e harruan në shtëpi dhe fluturuan për në Paris për festën e Krishtlindjeve. Kevin fillimisht po e shijonte këtë qëndrim vetëm në shtëpi, por më gjithçka u prish nga dy hajdutë që mrekullisht luhen nga Joe Pesci dhe Daniel Stern.

Culkin u nominua për çmimin aktori më i mirë në Golden Globe Award. “I vetëm në shtëpi mbajti vendin e parë për fitimet e grumbulluara porsa u përket filmave aksion komedi për 11 vjet derisa në vitin 2011 u kalua nga “The Hangover II”. Megjithatë “I vetëm në shtëpi” mbetet filmi i krishtlindjeve që ka fituar më shumë në histori.

Kushtoi vetëm 15 milionë $ por qëndroi 12 javë në krye të filmave më të shikuar duke grumbulluar më shumë se 470 milionë $ në të gjithë botën. Mos harroni që atë vit dolën edhe disa filma të tjerë legjendë si “Ghost”, “Dances With Wolves” apo dhe “Pretty Woman”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *