• |
ide | kryesore

Zambia/ Situata me kolerën alarmante, ushtria merr në dorë situatën

Planet



Presidenti i Zambias, Edgar Lungu, ka urdhëruar ushtrinë që të marrë në kontroll vendin pas krizës së rëndë të kolerës.

Deri më tani njoftohet për të paktën 41 viktima dhe mijëra të infektuar. Situata është më alarmante në kryeqytetin e vendit, Lusaka.

Pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, është edhe vendimi për të mbyllur baret, të gjitha tregjet e qytetit, restorantet si dhe të gjitha vendet e tjera publike që përbëjnë rrezik të madh, deri sa të përmirësohen të gjitha kushtet higjieno-sanitare.

Pak më parë ishte urdhëruar edhe mbyllja e tregut më të madh të kryeqytetit. Burime pranë qeverisë deklaruan për Reuters se në terren kanë zbritur rreth 1000 ushtarë.

Kriza filloi në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dhe u duk sikur u ndal në muajin Tetor, për të shpërthyer sërish në fund të nëntorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *