• |
ide | kryesore

DETAJE/ Telefonata që çoi policinë në makinën ku u qëllua për vdekje 32-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar u ekzekutua pasditen e sotme ndërsa një 27-vjeçar mbeti i plagosur në Tiranë. Policia u njoftua për ngjarjen e rëndë nga një telefonatë që njoftonte për një shtetas të plagosur brenda një makine në rrugën “Shefqet Musaraj”.

32-vjeçari u gjet i plagosur, por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk i mbijetoi plagëve.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin e autorëve. ©LAPSI.AL  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *