Makina në të cilën u ezkekutua Emiljano Boçi, i njohur ndryshe edhe me emrin Roland Boçi, dhe u plagos miku i tij Melvi Disha, nuk është gjetur në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetur vetëm gëzhoja. Kjo, pasi viktima dhe i plagosuri kanë shkuar vetë në spital. 32-vjeçari Boçi nuk i mbijetoi plagëve, ndërsa 27-vjeçari Disha ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pas plubit që mori në shpatull.
Viktima dhe i plagosuri ishin miq me njëri tjetrin. Ndaj Boçit është kryer atentat edhe në vitin 2010 në Selitë. Para dy vitesh ai kishte dalë nga burgu për plagosje.
Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit.
/LAPSI.AL
