• |
ide | kryesore

Në vitin 2010 viktima i mbijetoi një atentati në Selitë

Lajme, Të fundit



Ndaj 32-vjeçarit Emiljano Boçi, që u ekzekutua pasditen e sotme në Tiranë, ishte kryer edhe një atentat tjetër disa vite më parë.

Në vitin 2010 në Selitë, Boçi mbeti i plagosur, dhe më pas u arrestua. Mësohet se 32-vjeçari ka dalë dy vite më parë nga burgu. Ai u gjet sot nga policia në gjendje të rëndë në makinë dhe ndërroi jetë në spital. Miku i tij 27-vjeçar M.D. i mbijetoi plumbit në shpatull.

Ata janë qëlluar sapo kishin dalë nga një lokal aty afër. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. /LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *