• |
ide | kryesore

Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon Ministria Shëndetësisë: Mos neglizhoni shenjat e gripit

Lajme, Të fundit
ministria-e-shendetesise.jpg



Pas vdekjes së 7-vjeçares në Durrës, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat, ministria deklaron se nuk duhet të neglizhohen shenjat e gripit nga askush.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor. Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë Planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet” – shkruan në njoftimin zyrat Ministria.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *