• |
ide | kryesore

Ellen Pompeo, aktorja më e vlerësuar në ‘Grey’s anatomy’

Paparazzi, Slider


Aktorja e njohur e serialit “Grey’s Anatomy”, Ellen Pompeo,  ka treguar detaje të kontratës së saj për këtë serial. Ajo është shndërruar në gratë e pakta të Televizionit, që paguhen aq sa meshkujt në këtë industri. Pompeo aktualisht ka kontratë 20 milionë dollarëshe për çdo vit, për sezonën aktuale dhe dy të tjera ndonëse nuk është zyrtarizuar vazhdimi i serialit. Megjithatë të arrinte deri këtu nuk ishte edhe e lehtë për Pompeo-n, e cila ka treguar detaje se si ka kërkuar nga regjisorja Shonda Rhymes, një rol më të rëndësishëm në këtë serial, jo vetëm si aktore. Pompeo ka treguar se si ishte krahasuar gjithmonë me karakterin kryesor mashkull, Patrick, i cili është larguar nga seriali në vitin 2015.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *